Shkupi do të bëhet edhe më i pastër

Rakip Doçi, drejtori i parë shqiptar i Higjienës Komunale të Shkupit pas rreth 40 viteve, ka premtuar se kryeqendra në të ardhmen do të jetë...(më shumë)
Rakip Doçi, drejtori i parë shqiptar i Higjienës Komunale të Shkupit pas rreth 40 viteve, ka premtuar se kryeqendra në të ardhmen do të jetë edhe më e pastër. Ai pret të pajiset me disa kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturinave, do të rritë numrin e shqiptarëve në administratën e ndërmarrjes si dhe do të nxitë procesin e selektimit të mbeturinave.
LAJM: Si e keni mbyll vitin 2009, çka pritni për 2010-n?
Doçi: Viti 2009 ka qenë vit mjaft i rëndë për ndërmarrjen, për arsye se është ballafaquar me një mungesë të madhe të mjeteve speciale për grumbullimin e mbeturinave. Struktura e mjeteve është shumë e vjetër, diku mesatarja e veturave speciale për grumbullimin e mbeturinave, arrin deri në 18 vite. Rreth 200 milionë denarë kanë qenë obligimet e ndërmarrjes ndaj Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP), për shkak të tatimit të vlerës së shtuar. Prioriteti kryesor për vitin 2010 është që NPHK të pajiset me automjete speciale për grumbullimin e mbeturinave. Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave nga qytetarët, nga personat fizik dhe ato juridik, nga industria, në tërë territorin e Shkupit dhe transportimi i tyre deri në deponinë Drisla, e cila nga 1 janari 2010 funksionon si ndërmarrje e veçantë.
LAJM: A keni pajisje të mjaftueshme?
Doçi: . Mungon pajisja e nevojshme, për pajisje që kanë të bëjnë me automjetet speciale për grumbullimin e mbeturinave. Në Këshillin e qytetit të Shkupit, u soll vendimi për blerjen e 12 kamionëve special për grumbullimin e mbeturinave prej 6 metrash kub dhe 20 merash kub, këto do të blihen me mjete nga buxheti i qytetit të Shkupit. Kamionët e vegjël do të jenë të angazhuar në rrugët dhe rrugicat e qytetit. Nga fundi i vitit 2010, jemi optimistë se do të arrijmë të furnizohemi me më së paku edhe me 20 kamionë tjerë, d.m.th në 2010 do të bëjmë rreth 40 kamionë të ri. Atëherë ne si ndërmarrje do të jemi në gjendje që të gjithë shfrytëzuesve të veprimtarisë sonë të gjithë qytetarëve t’u mundësojmë që t’u kryejmë shërbime më kualitative.
LAJM: A mendoni se qyteti është i pastër?
Doçi: Duke pasur parasysh kushtet me të cilat funksionon ndërmarrja, përgjigja ime është se është shumë i pastër. Kur e dimë se ndërmarrja për higjienë komunale, brenda ditës grumbullon dhe transporton deri te deponia Drisla rreth prej 400 deri 500 tonë mbeturina komunale. Dhe të arrish ta bësh këtë gjë me një numër të pamjaftueshëm të automjeteve, të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave, unë mendoj se është për ti shpallur punëtorët e ndërmarrjes për higjienë komunale se ata janë "magjioniqarë". Në qytetin e Zagrebit, i cili ka afro 800 mijë banorë, grumbullimin e mbeturinave në qytet e bëjnë 100 kamionë, kurse në qytetin e Shkupit, grumbullimin e mbeturinave e bëjnë 10 kamionë. Personalisht nuk jam i kënaqur me pastërtinë e qytetit të Shkupit, megjithatë të gjitha përpjekjet tona përbëhen në drejtim të asaj që të pajisemi dhe qytetarëve t’u ofrojmë shërbime të sigurta dhe kualitative
LAJM: Pas sa vitesh bëhet një shqiptar drejtor i kësaj ndërmarrje?
Doçi: Unë nuk mund tu them saktësisht, por nga viti 1970 kur drejtor ka qenë i ndjeri Rexhep Zajazi, njeriun për të cilin të gjithë në ndërmarrjen publike flasin me respekt të veçantë, deri në nëntor 2009 nuk ka pasur drejtor shqiptar në ndërmarrje. Falë bashkëpunimit në nivel të Shkupit, ndërmjet BDI dhe VMRO-DPMNE-së, u arrit për herë të parë pas gati 40 vitesh sërish të udhëhiqet kjo ndërmarrje nga një shqiptar.
LAJM: Si është përfaqësimi i shqiptarëve në ndërmarrje?
Doçi: Në hierarkinë kryesore tanimë shqiptarët janë mjaft mirë të përfaqësuar, kjo përqindje mund të jetë edhe më shumë se parashihet. Drejtori gjeneral, ndihmës drejtor i sektorit operativ, zëvendësdrejtori i operativës dhe drejtori operativës, janë shqiptarë. Aty ku janë forca punëtore diku mbi 60 për qind janë shqiptarë, ndërsa të tjerët jo shqiptarë. Një mangësi është në administratën e ndërmarrjes ku numri i shqiptarëve është simbolik, por unë jam i vendosur që ky numër do të përmirësohet. Shqiptarët këtu do ta kenë vendin e merituar.
LAJM: A keni probleme gjatë kryerjes së detyrave? Si jeni ballafaquar me borën gjatë këtij viti?
Doçi: Natyrisht se ka mjaft probleme. Grumbullimi varet edhe nga vet qytetarët, të cilët ndonjëherë pa vetëdije, pa qëllim nuk bëjnë deponimin e mbeturinave të tyre nëpër kontejnerët special. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e respektojnë këtë vendim. Ndonjëherë shkaku i veturave të parkuara përreth kontejnerëve pamundëson që mbeturinat të merren. Tani ndodhemi në sezonin e dimrit, nëse të reshurat e dëborës janë të mëdha, atëherë krijohet pengesa në rrugën gjatë transportit të mbeturinave deri në deponi. Kamionët e ndërmarrjes duhet të ngjiten në një tatëpjetë e cila është shumë e rrezikshme dhe shpeshherë edhe bllokohen kamionët tanë. Ne jemi të detyruar që të hapim korridore për qytetarët edhe në sheshin e Shkupit dhe në Çarshinë e vjetër. Edhe pse në dy raste kemi pasur të reshura bore, ne kemi arritur që sheshin e qytetit të Shkupit, institucionet kryesore në kryeqytet të jenë të kalueshme për qytetarët.
LAJM: Deponia ku i hidhni mbeturinat, a i plotëson standardet ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit?
Doçi: Kjo deponi është e vetmja në Maqedoni që ka disa standarde edhe pse nuk i plotëson plotësisht kërkesat. Drisla tani është ndërmarrje e themeluar nga qyteti i Shkupit, dhe në të ardhmen pritet të avancohet në drejtim të implementimit të të gjitha standardeve që parashohin direktivat e Bashkimit Evropian, ku Maqedonia pretendon të jetë anëtare e plotë. Për zhvillimin e kësaj deponie në të ardhmen unë nuk do të jem kompetent të flas, sepse ajo deponi tani ka drejtorinë e vet. Këtë vit ne jemi shumë të interesuar që të zgjerohemi edhe në fushën e selektimit të mbeturinave. Pjesa dërmuese e mbeturinave janë lëndë të para që mund të përdoren si lëndë për tu ricikluar. Kjo do të kishte dy benefite, fillimisht ne do ta ruanim mjedisin jetësor dhe do t’i kursejmë rezervat e lëndëve të para qofshin ato masa plastike, letra, druri etj. Edhe pse në qytetin e Shkupit ekzistojnë diku afro 100 kontejner për grumbullimin e ambalazhit prej polietileni (PET), ky numër është shumë i vogël. Ne jemi shumë të interesuar që në vitin 2010, të ndërtojmë disa qendra recikluese. Për momentin ekziston vetëm një qendër recikluese në komunën e Karposhit. Ne planifikojmë që në të ardhmen të hapim edhe më së paku edhe 3 qendra tjera që do të përfshihen edhe komuna tjera të qytetit të Shkupit.
Почист град само со нови возила (Дневник 02.12.2009)

Купени се четирите нови камиони за собирање смет, до крајот на годината треба да пристигнат уште два, а за в година се планирани уште 12 специјални комунални возила. Некои од нив ќе бидат помали за да може да се пробиваат и во потесните улици. Промената на возниот парк на претпријатието во голема мера треба да ја подобри сликата за јавната чистота на градот, вели првиот човек на „комуналците“.... (повеќе)



